INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat, Ruçi tregon se ç’duhet të bëjnë të majtë e të djathtë

Negociatat, Ruçi tregon se ç’duhet të bëjnë të majtë e të djathtë

Publikuar më: 10:56 09-05-2018

Të gjitha komisionet parlamentare, deputetët e çdo ngjyrimi politik deri në qershor duhet të lobojnë për një vendimmarrje të qartë të Komisionit Europian për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht në Ditën e Europës kryeparlamentari Ruçi u shpreh se deputetët e të gjitha ngjyrimeve politike duhet të lobojnë për hapjen e negociatave me BE-në.

“Prova e vështirë për ne si shqiptarë është kalimi i provimit te kjo teknokraci dhe burokraci që ne kemi marrë rekomandim pa kushte. E keqja është se pasi shprehen këta teknokratë dhe këto institucione të konsoliduara të BE shpesh dëgjoj fjalën skepticizëm, për moszgjerim, kur vetë evropianët kanë miratuar strategjinë e zgjerimit, por skepticizëm dhe për ne shqiptarët. Duhet të vazhdojë deri në qershor që të gjitha komisionet parlamentare, deputetët të të gjithë ngjyrimeve politike duhet të lobojnë për një vendimmarrje të qartë siç ishte vendimi i komisionit të pakushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, tha Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0033128261566162