INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat me Shqipërinë, ja cilat janë tre vendet që kundërshtojnë

Negociatat me Shqipërinë, ja cilat janë tre vendet që kundërshtojnë

Publikuar më: 14:26 07-06-2018

Ndërsa në qershor pritet edhe një përgjigje përfundimtare nëse Shqipëria do të jetë gati për hapjen e negociateve më BE, Franca, Holanda dhe Danimarka po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre të paktën kështu raporton Deutsche Welle duke iu referuar Reuters.

E përditshmja shkruan se janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka.

Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, shkruan Reuters.

Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.

Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters. Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme.

Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator.

Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat janë megjithatë për hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656