INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat me Greqinë, Bushati kërkon nga Meta plotfuqinë për ‘Detin’

Negociatat me Greqinë, Bushati kërkon nga Meta plotfuqinë për ‘Detin’

Publikuar më: 16:53 14-02-2018

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit.

Kërkesa për “leje” është bërë, pasi negociatat mes dy vendeve për kufirin detar kanë ndryshuar nivel dhe jemi në prag të arritjes së një marrëveshje edhe pse ka patur reagime të shumta.

Por në këtë kërkesë të Bushatit, që është dorëzuar sot në presidencë, mungojnë emrat e negociatorëve.

Vetë kreu i Shtetit para pak ditësh u shpreh se nuk kishte marrë nga qeveria asnjë kërkesë për Plotfuqishmëri lidhur me negociatorët për marrëveshjen e detit.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391