INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në sondazhe u shpall e para, tani BBC shkruan për Jonida Maliqin dhe zbulon arsyen përse nuk u shpall fituese e Eurovision! [FOTO]

Në sondazhe u shpall e para, tani BBC shkruan për Jonida Maliqin dhe zbulon arsyen përse nuk u shpall fituese e Eurovision! [FOTO]

Publikuar më: 12:36 19-05-2019

Nuk ka dyshim që përfaqësim i Shqipërisë në Eurovision këtë vit ishte një nga më të mirët e të denjët dhe këtë e treguan dhe çmimet që Jonida Maliqi mori për vokalin e saj si dhe sondazhi i bërë para shpalljes së fituesit.

Megjithatë edhe pse me këto avantazhe Jonida nuk arriti të merrte një çmim fitues e madje nuk u rendit as në top 5-shen apo 10-shen e parë dhe mesaduket kjo e paska një aryse.

Së fundmi një reporter i BBC-së i ka dedikuar disa rreshta Jonidës, ku mes tyre tregon edhe arsyen e pakëndshme se përse ajo nuk u shpall fituese.

Mbrëmë bukuroshja mbante kodin numër 2 dhe këndoi e dyta, dhe gjithçka lidhet pikërisht me këtë fakt.

“Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë Eurovision-in. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi”, shkuan reporteri i BBC-së Neil Smith.

Kjo mund të jetë një rastësi, sikundër mundet edhe të mos jetë aspak një rastësi, megjithatë përderisa nuk ka prova evidente nuk mund të dalim në konkluzione.

“Kënga ‘Ktheju tokës’, vështirë se drithëron dikë aq sa për ta votuar si performancë”, vijon shkrimin e tij Neil Smith.

Ndërkohë, më tej ka cituar disa nga vargjet e këngës së Jonidës: “Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani.”

Rikujtojmë se Shqipëria u rendit në vendin e 18-të ndërsa shteti që u shpall fitues ishte Holanda që përfaqësohej nga këngëtari Duncan Laurence me këngën e titulluar “Arcade”…

etbnhdt.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0080020427703857
    array(1) { ["section"]=> string(132) "ne-sondazhe-u-shpall-e-para-tani-bbc-shkruan-per-jonida-maliqin-dhe-zbulon-arsyen-perse-nuk-u-shpall-fituese-e-eurovision-foto-94137" }