INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Shqipëri, mami akoma i rregullon krevatin, i lan rrobat dhe i bën gjellën 30-vjeçarëve

Në Shqipëri, mami akoma i rregullon krevatin, i lan rrobat dhe i bën gjellën 30-vjeçarëve

Publikuar më: 12:26 16-05-2018
Nga Anisa Bega
 
Si temë, në vendin tonë shpesh kjo është diskutuar nga të gjithë.
Opinione të ndryshme janë dhënë nga ekspertët, por sërish realiteti mbetet i njëjtë, mbi moshën 18-vjeçare ne jetojmë në një shtëpi me prindërit. Nëse bëjmë një krahasim me vendet perëndimore, kuptohet që jemi larg për shumë arsye. Kushtet ekonomike, renditen ndër shkaqet kryesore pse në moshë madhore, ne jetojmë akoma me prindërit në një shtëpi, duke mos pasur hapësirën tonë, privatësinë, etj. Nuk po flas për ata që për arsye shkolle, apo pune larg shtëpisë së tyre, jetojnë vetëm ose me njerëz të tjerë. Brezi ynë, shumica i ka prindërit që vijnë nga komunizmi dhe disa mentalitete nuk i pranojnë dot, pra fëmija i tyre të largohet nga shtëpia, për të jetuar në një shtëpi tjetër por në të njëjtin qytet.
 
Lindin pyetje të tilla si: Pse të harxhosh lekë kot? Ku ja del dot ti vetëm?
Le të mbetemi te kjo pyetje: Ku ja del dot vetëm ti?
Çfarë është ky mosbesim dhe heqje vetbesimi të fëmijëve të tyre?! Pse ata nuk mund t’ja dalin, të përballojnë edhe pse me vështirësi të mbijetojë si kanë bërë ata? Janë më të mirë se ne prindërit tanë, që çdo bisedë e lidhin me faktin që në krahasim me ata, ne nuk do bëhemi kurrë kaq të aftë. Padashje, ata lëndojnë dhe lënë fëmijët e tyre të rrinë në flluckën parazitare të mbrojtjes së tyre dhe në të ardhmen çdo inisiativë që do marrin, do kenë frikën e dështimit. Le të flas, pak me raste konkrete. Një mik i imi, shkoi të jetonte vetëm disa muaj, sepse dëshironte ta provonte këtë eksperiencë. Prindërit, edhe pse ai mund ta përballonte nga ana financiare, sërish i thonin që tek ata do përplasej për t’i marrë ndonjë lekë borxh. Si përfundim kjo gjë nuk ndodhi, nuk ja kishte nevojën fare, madje nga fluksi i punës nuk kishte kohë as t’i takonte. 
 
Një rast tjetër, është kur një vajze i ikën prindërit jashtështetit dhe kësaj do i duhej për njëfare kohe të jetonte në Shqipëri. Mamaja përpara se të nisej i tha: “ E di që s’do t’ja dalësh, se ti e shpërdoron paranë”. Edhe nëse kjo është e vërtetë, mund të gjente një mënyrë tjetër për ta këshilluar, jo direkt ta ulte dhe ta bënte pesimiste.
Ndërsa, një histori tjetër që më habiti fare, është se një vajzë i shprehu babait idenë për të jetuar vetëm, sepse në shtëpi janë shumë përsona dhe ajo nuk ndihej mirë. Babai i saj i tha: “ Nëse ikën, nuk do të flas më me gojë”. Më falni, por çfarë janë këto mendime, kaq të prapambetura, si po i bëni fëmijët tuaj, të cilët duhet ta përballojnë vetë jetën, siç bëjnë kudo në botë. Edhe pse themi, por jo jemi larg nga kushtet e atyre jashtë, ndryshimi fillon nga secili prej nesh dhe boll u justifikuam. Kur dëgjoj raste, që një djalë mbi 30-vjeç i bërtet mamasë së vet pse ende buka nuk  është gati? Ku janë rrobat e mia, pse m’i vonon gjithmonë?
Ngrihu, o zotëri dhe bëji vetë gjërat, se mami nuk është shërbëtorja jote!
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0039708614349365