INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pranverë rilind jeta, 4 hapat që duhet të ndiqni çdo ditë për të rigjallëruar trupin dhe mendjen

Në pranverë rilind jeta, 4 hapat që duhet të ndiqni çdo ditë për të rigjallëruar trupin dhe mendjen

Publikuar më: 18:32 20-05-2019

Pranvera është stina kur lulëzon gjithçka, natyra vishet me të tjera ngjyra dhe aroma, por rilindja e vërtetë e fillimit të jetës duhet të ndodhë edhe brenda nesh. Në qoftë se keni lënë pas dore shëndetin, është koha e duhur të filloni t’i kushtoni rëndësi atij, duke hequr dorë nga zakonet e pashëndetshme për veten dhe familjen, kurse ju që jeni kujdesur gjithmonë, vazhdoni të ndiqni rutinën tuaj. Analizo me vëmendje stilin tënd të jetës dhe shiko se nga cilat gjëra duhet të heqësh dorë dhe cilat do të vazhdosh t’i ndjekësh apo t’i përmirësosh

1.Ushqehu shëndetshëm dhe hiq dorë nga dietat që gjen në internet, të cilat premtojnë humbje të shpejtë në peshë. Shëndeti është në dorën tënde, kështu që kujdesu për të, duke i kushtuar rëndësi çdo ushqimi që konsumon. Mos bli ushqime të gatshme apo ëmbëlsira, sepse do të tundohesh t’i hash, nëse i ke në shtëpi.

2.Pi shumë ujë dhe lëngje frutash e perimesh të freskëta, çajra bimore dhe smoothie me fruta të stinës. Hiq dorë nga produktet që përmbajnë sheqer, nga alkooli, ushqimet e konservuara dhe nga fast food-i.

3.Dil në ajër të pastër. Bëj vrap ose një shëtitje me biçikletë! Merr frymë thellë dhe shijo natyrën që të rrethon! Në pranverë, mund të provoni edhe pastrimin e organizmit, që ndryshe njihet me emrin “metoda detox”. Për këtë,
rekomandohen pije të përgatitura duke kombinuar fruta e perime të ndryshme dhe erëza të freskëta.

4.Ditët me diell dhe puhizat e lehta bëjnë që lëkura juaj herë të jetë e thatë
dhe herë e yndyrshme. Në këtë periudhë, duhet të kujdeseni shumë për lëkurën, sepse rrezet e diellit të pranverës janë shumë të dëmshme, ndaj përdorni gjithmonë krem fytyre me faktor mbrojtës. Pastroni lëkurën në
thellësi. Përdorni skrabe të përgatitura me tërshërë, miell bajamesh, petale të
thërrmuara trëndafili etj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488