INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në moshën e adoleshencës...

Në moshën e adoleshencës...

Publikuar më: 11:16 31-01-2018

Nga Lira Gjika

Në moshën e adoleshencës, njeriu është shumë idealist dhe dëshiron drejtësi dhe të ndryshojë këtë botë të padrejtë, që nuk e lejon të bëjë si të dojë dhe të jetë “rehatë”. Tek adoleshenti, janë ende funksionle strukturat psiqike të fëmijës, të cilat funksionojnë në formën e thjeshtë, si psh: po të hiqet X dhe po të largohet Y gjërat shkojnë “për bukuri”. Kjo është dhe një nga arësyet e idealizmit të adoleshentëve, që shpesh, është keqpërdorur nga të rriturit deri në abuzim. Adoleshenti ka nevojë të besojë diku, të bashkohet, ta ndjekë dikë dhe t'i kushtojë devocionin e tij. Ai ka shumë energji, por akoma nuk mund ta administrojë dhe kanalizojë në drejtim të vetes. Mekanizmat psikoemocional, që tregojnë se identiteti është ndërtuar dhe konsoliduar nuk janë akoma funksional, për këtë arsye është i brishtë ndaj situatave të trazuara të mjedisit. Ai fiksohet ndaj një idée. Nuk ka akoma mekanizma koshjentë, që të kombinuar me inteligjencën, të mund të bëjë analiza vetë dhe të përzgjedhë. Në këtë proçes, si dhe për proceset e tjera apstrakte, influencon mjedisi me filozofinë, praktikat fetare, niveli ekonomiko-kulturore, autoritetet (në familje, shkollë, dhe socialë )si modele

Prandaj ka shumë rëndësi se cfar do ti ofrojnë të rriturit si ideollogji, do ti manipulojnë me pseudo ideollogji dhe pseudoide, duke ushqyer konfuzionin, apo do të ofrojë modele dhe sisteme vlerash, që bazohen në respektin e njeriut ndaj njeriut dhe të drejtat e tij si qytetar. të rriturit me qëndrimin e tyre, i tregojnë se jeta është e shenjtë dhe nuk duhet çuar dëm. I tregon se jeta mbrohet dhe jetohet, si e vetë personit, ashtu dhe e tjetrit. Jeta e tjetrit është po aq e shenjtë dhe nuk duhet keqtrajtuar apo keqpërdorur. Të rriturit duhet ta ndihmojnë adoleshentin të rritet, të superojë eksitimin nga frika dhe të ndërtojë e zhvillojë mekanizmat psikoemocional drejt vetes dhe jo ta përdorin, etiketojnë apo më keq akoma, të bëjnë indiferentin.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0023188591003418