INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Kinë, femrat BEQARE mbi 30 vjeç marrin më shumë ditë pushimi! Arsyeja do ju lërë me gojë hapur

Në Kinë, femrat BEQARE mbi 30 vjeç marrin më shumë ditë pushimi! Arsyeja do ju lërë me gojë hapur

Publikuar më: 20:04 01-02-2019

Disa kompani në Kinë iu kanë dhënë punonjësve të tyre femra që janë beqare më shumë ditë leje.

Gratë beqare që janë mbi moshën 30- vjeçare kanë pasur 8 ditë pushimi shtesë për të qenë në një takim me dikë.

Përveç kësaj, ato mund ta zgjasin edhe lejen e tyre nëse zgjedhin të realizojnë një takim, sipas një raporti në Postën e mëngjesit të Kinës Jugore.

Në Kinë, që nga viti 2015, ka pasur mbi 200 milionë të rritur beqarë dhe shkalla e martesës ka rënë çdo vit nga viti 2013.

Femrat më të mëdha në moshë janë konsideruar si "gra të mbetura" dhe nuk shihen më tërheqëse.

Megjithatë, shumë gra që kanë zgjedhur t’i japin përparësi karrierës së tyre, po vonojnë të martohen ose nuk martohen fare.

Huang Lei, menaxheri i burimeve njerëzore për performancën Hangzhou Songcheng, tha për Zhejiang Online se kompanitë ishin entuziaste kur dëgjuan lajmin për lejen e takimeve.

Zhejiang Online thotë se : "Raporti i burrave me gratë në kompaninë tonë është pothuajse i njëjtë, por punonjëset femra janë kryesisht në departamentet e brendshme funksionale dhe disa femra kanë më pak kontakt me botën e jashtme. Prandaj, ne shpresojmë që të japim më shumë leje për femrat beqare”.

Lumturia personale e grave gjithashtu do të nënkuptonte më shumë produktivitet në punë.

Javën e kaluar, një shkollë e mesme në Hangzhou u ofroi mësuesve të cilët janë ende beqare dhe pa fëmijë një shtesë pushimi prej 2.5 ditësh në muaj për të gjetur "dashurinë".

 chinese_women.png

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549