INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kërkim të një shtëpie! Flasin të pastrehët...[VIDEO]

Në kërkim të një shtëpie! Flasin të pastrehët...[VIDEO]

Publikuar më: 17:33 20-11-2017

Ndër grupet më të prekura nga mungesa e banesave janë ata romë dhe egjiptianë. Përfaqësues të këtij komuniteti, pasi kanë parë që buxheti që shteti akordon për strehimin social nuk është i mjaftueshmëm kanë dalë vetë në terren për të zgjidhur disi situatën. Ervis Çota, aktivist nga Elbasani thotë për IN News se ata kanë gjetur një zgjidhje më me pak kosto dhe për vetë shtetin, duke zbuluar disa godina shtetërore të braktisura, madje kanë bërë e një projekt inxhinjerik. Sipas tij ato fare mirë mund të kthehen në banesa të përherëshme për të pastrehtë. Të njëjtën mendim ndan dhe aktivistja, Samanda Dulja, teksa ngre dhe një tjetër shqetësim mbi rrezikun e banorëve që tashmë kanë një shtëpi, por dhe këtë të përkohëshme. Ndërsa Nertila Muharremi që ka përfituar bonus nga programi i strehimit thekson e ata diskriminohen ende për shkak të ngjyrës dhe askush nuk u jep baness nëse afatet e qerasë nga pushteti vendor përfundojnë.
Pra të pastrehët e shohin zgjidhjen e situatës tek rritja e buxheti për strehimin dhe tek rishikimi i projektligjit "Për strehimin social", i cili në prill të 2017 u depozitua në Kuvend, nga Ministria e Zhvillimit Urban, por u tërhoq nga Këshilli i Ministrave.

Article Logic
Execution time: 0.0028438568115234