INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kërkim të buzëqeshjes perfekte. Zbulohet gjeni që ndihmon dhëmbët të rigjenerohen

Në kërkim të buzëqeshjes perfekte. Zbulohet gjeni që ndihmon dhëmbët të rigjenerohen

Publikuar më: 11:17 12-08-2019

Të kesh një buzëqeshje të bukur me dhëmbë të shëndetshëm. Me siguri shumë prej jush përpiqeni ta arrini një gjë të tillë.

Ekspertët kanë zbuluar ‘çelësin’ gjenetik i cili bën të mundur rigjenerimin e dhëmbëve.

Bëhet fjalë për gjenin Dlk1, i cili vepron duke stimuluar jetesën e disa qelizave të vecanta burimore që janë përgjegjës për prodhimin e dentinës, indi që bën të mundur ndërtimin e trupit të dhëmbit nën smalt.Ky mekanizëm molekular, i testuar tek minjtë mund të manipulohet: në testet e para mbi kafshët është treguar se promovon rigjenerimin, duke i hapur rrugën trajtimeve të reja për dhëmbët e kalbur ose të dëmtuar.

Qelizat burimore nënvizuan ekspertët britanikë janë shumë të rëndësishme, sepse në të ardhmen ato mund të përdoren në laborator për të rigjeneruar indet e dëmtuara ose të humbura, kështu që është e rëndësishme për të kuptuar se si funksionojnë.

"Duke zbuluar qelizat burimore të reja që prodhojnë trupin e dhëmbit dhe duke kuptuar përdorimin e tyre jetik të Dlk1 në rigjenerimin e indeve, ne kemi ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara për të kuptuar rigjenerimin e qelizave burimore. Në këtë fazë puna u krye në modele laboratorike dhe studime të mëtejshme do të jenë të nevojshme para se të transferohen te njerëzit, megjithatë – theksojnë mjekët- është një pikë kthese e rëndësishme për ilaçin rigjenerues, i cili do të ketë një ndikim të madh tek pacientët.

Article Logic
Execution time: 0.0031981468200684