INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kërkim nga policia, zbuloni ku 'fshihet' Elvana Gjata

Në kërkim nga policia, zbuloni ku 'fshihet' Elvana Gjata

Publikuar më: 13:07 13-10-2018

Këngëtarja Elvana Gjata vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia shqiptare lidhur me ngjarjen e 4 tetorit, ku në një lokal në zonën e ish-bllokut, mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën 3 të tjerë.

Burime për mediet bëjnë me dije se Elvana ndodhet në Gjermani, pranë motrës së saj të madhe, Migena Gjata.
Ndërkohë që Elvana ndodhet në kërkim, sipas "Panoramës", motra e saj ka vendosur të kthehet në Tiranë për një ngjarje të rëndësishme.

Migena Gjata është këngëtare e muzikës operistike dhe për këtë arsye do të jetë në Tiranë, për të zhvilluar një koncert në Pallatin e Kongreseve.
Duket se historia në të cilën është përfshirë Elvana nuk ka ndikuar në planet e së motrës.

Ndërsa Elvana do të vijojë të mbetet në kërkim për të dhënë dëshminë e saj për ngjarjen tragjike, në të cilën është i përfshirë dhe i fejuari i saj, Ervin Mata.

Article Logic
Execution time: 0.0030381679534912