INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Në kafe me lekët e mamit dhe të babit’, Edi Rama ju përcjell këtë mesazh

Publikuar më: 10:59 17-10-2018

Platforma e bashkëqeverisjes është kthyer në një mjet që po gjen përdorim nga shumë qytetarë. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët që kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se platforma Shipëriaqëduam.al është miku më i mirë për zgjidhjen e problemeve. Kryeministri u shpreh se pas zgjidhjes së problemit nis edhe hetimi për të parë se kush ishte problemi.

Edi Rama:

“Nëse ke një problem me zyrat e shtetit, mos kërko rrugë të vjetra të ryshfetit, por kliko tek Shipëriaqëduam.al dhe do gjesh mikun më të fortë për të zgjidhur problemin. Ministria e Drejtësisë që drejton task forcën e korrupsionit do bëjë publike edhe masat, pasi pas zgjidhjes së problemit nis dhe hetimi administrativ. Pas zgjedhjes së çështjes ne nisim hetimet për të parë se pse nuk zgjidhej çështja dhe kush ishte problemi. Ai që e merr me nënqeshje platformën ju them se e ardhmja është jo vetëm dixhitalizimi, por platforma është pjesë e administratës se kjo administratë vihet në lëvizje. Çdo qytetar merr zgjidhje dhe ndez një llambë për t’u fokusuar tek çështja dhe për të zbuluar individët që janë problematikë”.

Teksa kjo platformë i dha zgjidhje punësimit të një vajze të re, Kryeministri kishte dhe një apel për ata që sipas tij jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe ankohen për pagat e ulëta.

Qytetarja: 

“Pas aplikimit në platformë, unë jam punësuar në një kompani dhe ju falënderoj për mundësinë.

Edi Rama: 

“Sa e ke rrogën?”

Qytetarja: 

“600 mijë”.

Edi Rama: 

“Po pse e thua me gjysmë zë. E paske rrogë të mirë. Se këta që jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe tallen me Iphone-t e tyre për punësimin duke thënë se pse mo jetohet me 240 mijë lekë? Ja rasti që kemi rrogë 600 mijë lekë se rroga jepet me atë që ofron. Edhe unë vetë më bëri përshtypje që në një nga ndërhyrjet që do të bëjmë në paketën fiskale është një lehtësim i tatimit mbi të ardhurat personale të atyre që paguhet nga 1.2 deri në 1.5 milion, e shumica në kompani private”. 

‘Në kafe me lekët e mamit dhe të babit’, Rama ju përcjell këtë mesazh

Article Logic
Execution time: 0.0041091442108154