INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Japoni treni niset 25 sekonda më herët, 'çmendet' kompania

Në Japoni treni niset 25 sekonda më herët, 'çmendet' kompania

Publikuar më: 08:17 16-05-2018

Nëse nisja në kohë e trenit në vendin tonë është shumë e rrallë me siguri nëse niset më herët nuk ndodh asnjëherë.

E të mendosh që në vendin tonë nuk ka fare trena ose frekuentohen pothuajse aspak.

Por në Japoni të udhëtosh me tren është një tjetër eksperiencë. Madje një tren nuk ka respektuar fare orarin por është nisur 25 sekonda më herët.

Dhe pikërisht për këtë arsye kompania ka kërkuar falje.

Treni që kish ndaluar në stacionin Notagawa gabimisht u nis në orën 7:11:35 dhe në fakt duhej të nisej në orën 7:12.

Kompania shpërndau një deklaratë zyrtare ku kërkonte falje që treni u nis vetëm 25 sekonda më herët.

‘ U kërkojmë falje klientëve tanë dhe do të mundohemi që gabime të tilla të mos ndodhin më’.

Article Logic
Execution time: 0.001849889755249