INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në dorë të Zotit. Mielli po na rrezikon [ Video]

Në dorë të Zotit. Mielli po na rrezikon [ Video]

Publikuar më: 16:22 08-05-2018
Qytetarët shqiptarë ndihen të frikësuar për cilësinë e bukës që konsumojnë çdo ditë. Sapo dalin nga furrat e bukës, me qese në dorë ku kanë blerë bukë apo ëmbëlsira të ndryshme, qytetarët thonë për In news se janë të vetëdijshëm se buka që konsumojnë nuk ka cilësinë e kërkuar. 
Cilësia nuk është e mirë e ndjejmë tek shija, na rrezikohet shëndeti pohon një zonjë e cila sapo ka blerë bukën , një prej ushqimeve më të nevojshme të tavolinës shqiptare
Ndërsa jemi rritur me traditën ku nënat apo gjyshet tona gatuanin vetë bukën, të sot janë të paktë ata që e gatuajnë vetë e problemi nuk është tek gatimi por tek cilësia e miellit që vjen në vendin tonë. 
‘Nuk e gatuajmë dot bukën vetë me këtë miell’ pohon një tjetër zonjë.
Konsumatorët kanë një apel të drejtpërdrejtë edhe për institucionet shtetërore. 
Për In news ata kanë kërkuar të shtohen kontrollet nga autoritetet përkatëse. Furrave të bukës ju lejohet që krahas miellit për bukë masive të marrin dhe miell me cilësi më të ulët për ëmbëlsira. Ky vendim e ka bërë të vështirë kontrollin nga institucionet, pasi pronarët përdorin si mbrojtje argumentin se mielli është për ëmbëlsira. Në këto kushte kontrolli i produktit final, sic është buka, do të ishte dhe përgjigjja ndaj kësaj problematike. 
 

Article Logic
Execution time: 0.0028150081634521