INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në dasmën e Sara Hoxhës ishte edhe sozia e nuses dhe askush nuk e vuri re

Në dasmën e Sara Hoxhës ishte edhe sozia e nuses dhe askush nuk e vuri re

Publikuar më: 16:24 13-08-2018

Ceremonia martesore e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ishte kryefjala e lajmeve në median rozë këtë fundjavë. Jo vetëm për madhështinë me të cilën u realizua ky event i madh, i cili zgjati plot tre ditë dhe u organizua në “Villa Erba” pranë liqenit të Como-s në Itali, por sepse dasma e tyre është cilësuar si një nga më luksozet të realizuara ndonjëherë nga një çift i famshëm shqiptar, shkruan Class.

E me gjithë anën diskrete për të respektuar këtë ngjarje, dhe për të mos lejuar qarkullimin e shumë fotove apo videove nga momentet kryesore të çiftit, si celebrimi apo darka, sërish shumë foto qarkulluan.

Edhe Xhemi Shehu postoi disa foto, mes tyre njërën ku pozonte në krahë të koreografes së baletit Ola Hasani. Por, detaji që na ra në sy direkt, ishte vajza tjetër qëndronte në krahë të tyre.

Me një ngjashmëri të madhe me Sara Hoxhën, biondia duket tamam si sozia e nuses. Ne realisht nuk e dimë se cila është ajo, nëse ka lidhje gjaku me Sarën apo është një mikeshë e saj, por ngjashmërinë mes të dyjave nuk mund ta mohojmë!

Është e dukshme apo jo?

 olaaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003108024597168