INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Alpha Bank ky fundvit vjen me shumë dhurata, 0% komision për kreditë...

Në Alpha Bank ky fundvit vjen me shumë dhurata, 0% komision për kreditë...

Publikuar më: 13:53 14-11-2017

Alpha Bank Albania është gjithmonë novatore përsa i përket produkteve dhe ofertave që hedh në treg. Edhe këtë fundvit, Banka vjen me një paketë ofertash të shkëlqyera, të cilat i shërbejnë klientëve individë për të plotësuar çdo nevojë apo dëshirë që ata kanë.

Kështu për të gjithë ata klientë që janë duke blerë një shtëpi, Banka u mundëson kredinëpër shtëpi me zero shpenzime fillestare, pasi Alpha BankAlbania paguan për klientët shpenzimet ligjore dhe noteriale si edhe shpenzimet e vlerësimit të pronës dhe sigurimit të saj për vitin e parë.

Të gjithë ata klientë që do të aplikojnë për një kredi konsumatore, do të përfitojnë 0% komision disbursimi si dhe sigurimin e jetës falas.

Ofertat vazhdojnë, sepse të gjithë klientët që aplikojnë për një kartë krediti American Express Green, ose kartë debiti Enter American Express – të lëshuara ekskluzivisht nga Alpha Bank Albania – përfitojnë një bonus.

Duke aplikuar deri më 29 dhjetor 2017, dhe duke e përdorur kartën deri më 31 janar 2018, klientët përfitojnë 2’000 lekë dhuratë në kartën e tyre. Gjithashtu, falë Programit të Shpërblimit Alpha Bonus me kartat American Express, klientët përfitojnë zbritje gjithë vitin për blerjet e tyre në një listë tregtarësh prestigjiozë.

Vizitoni degët e Alpha Bank Albania, që të përfitoni nga ofertat, të cilat janë të vlefshme deri më 29 dhjetor 2017.

Alpha Bank Albania është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me pakicë dhe shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporatat.

Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 240 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 50 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe më shumë se 1 200 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377