INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në 8 dhjetor Basha jep një ultimatum…[VIDEO]

Publikuar më: 11:02 08-12-2018

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh të fortë për nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike, Vettingun në politikë.
Duke folur në takimin e organizuar për të kujtuar 8 dhjetorin e vitit 1990, Basha është shprehur se nëse nuk do të ketë Vetting në politikë, parlamenti do të bjerë dhe do të rrëzohet.
‘Ti prijmë betejës për të hapur politikën, për ta bërë të aksesueshme nga çdo kush, pavarësisht mundësive ekonomike, që të marrin pjesë në vendime.Vetëm kështu do ti japim një trase të sigurtë ëndërrës së studentëve të dhjetorit të dytë.
Vetëm kështu deputetët, kryebashkiakët, këshilltarët nuk janë produkt i hajdutëve, krimit, vjedhjes, por janë produkt i drejtpërdrëjtë i qytetarëve dhe rinisë shqiptare.
Sot në frymëzohemi nga 8 dhjetori i 1990 dhe ti drejtojmë një apel prindërve të studentëve të dhjetorit të dytë: mos heshtni, mos kini frikë, ngrihuni e bashkohuni me ta kundër padrejtësisë, vjedhjes, të keqes. E keqja zmbrapset kur populli bëhet bashkë.
Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumin tonë politik, si testament të Azem Hajdarit dhe dhjetorit 1990: Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi ose do të rrëzohet’, tha Kreu i PD-së Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229