INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në 4 vjet lista e ndihmës ekonomike është tkurrur shumë. Mësoni detajet...[VIDEO]

Publikuar më: 11:40 06-03-2018

Lista e ndihmës ekonomike dhe numri i përfituesve në 4 vitet e fundit është tkurrur shumë. Në një kohë që raportet ndërkombëtare flasin se në Shqipëri numri i të varfërve nuk është pakësuar. Të dhënat e Instituti i Statistikave tregojnë se është hera e dytë brenda 4 viteve që përkon dhe me qeverisjen e të majtëve që bëhen shkurtime të ndjeshme të përfituesve të ndihmës ekonomike.
Sipas statistikave zyrtare të INSTAT në vitin 2013 trajtoheshin me ndihmë ekonomike 104 mijë familje dhe një vit më pas gati 28% e tyre u hoqën nga ndihma dhe numri u reduktua në 80 mijë.
Po që në nisje të këtij viti sistemi i ri i ndihmës ekonimike sipas vetë Ministrisë së Mbrojtjes Sociale, ka larguar rreth 20 mijë familje, që nëse bën një përllogaritje gjatë qeverisjes të së majtës në të dyja mandatet nga janë larguar nga skema afro 40 mijë familje.
Heqja e ndihmës ekonomike për të varfrit është shoqëruar me uljen e fondit që qeveria jep për familjet në nevojë. Sipas të dhënave zyrtare nga nga INSTAT krahasuar me vitin 2013, fondi i ndihmës ekonomike është ulur me 10.8%.
Nëse në vitin 2013 qeveria jepte 46 milionë dollarë ndihmë ekonomike për të varfrit, vitin e kaluar shifra ra në 41 milionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564