INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në 2019, 1 provim me zgjedhje! Ekspertët, cilësia e studentëve mund të jetë më e ulët[VIDEO]

Publikuar më: 16:25 12-03-2018

Për t’u pranuar në universitete vitin e ardhshëm maturantët do të përballen me ndryshime të tjera. Nuk do të japin më dy provime me zgjedhje, por vetëm një. Po ekpertët e arsimit theksojnë se udhëzimi jo vetëm është i paplotë dhe përmban vetëm 8 lëndë nga 25 që kanë qënë më parë, por nuk përfshin fare shkollat si muzikore apo ekonomike. Vetëm gjimnazet e përgjithëshme.
Gjithësesi, sipas Ndriçim Mehmetit një tjetër problem, që do lindë është dhe fakti se me ndryshimet ligjore matura është dalëse, pra kriteret për lëndët me zgjedhje duhet ti përcaktonin vetë universitetet dhe kjo do sjellë probleme. Në udhëzim bie në sy dhe mungesa e krediteve për çdo lëndë dhe formula e përllogaritjes së tyre.
Në këto kushte ekpertët sugjerojnë, që ky udhëzim duhet të pilotohej njëherë më pas të miratohej, pasi një provim më pak do të ndikojë dhe tek cilësia e studentëve të rinj.

Article Logic
Execution time: 0.0029840469360352