INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshojnë abonetë. Ja cfarë elementë të tjerë do të përmbajë

Ndryshojnë abonetë. Ja cfarë elementë të tjerë do të përmbajë

Publikuar më: 16:30 26-05-2018
Biletat e pajtimit mujor për transportin qytetës, që ndryshe njihen si abonetë do të duhet të kenë të vendosur edhe numrin e kartës së identitetit të personit përdorues. Gjithçka përcaktohet në një udhëzim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, me datë 9 maj 2018, duke ndryshuar modelin e biletave aktuale.
 
Sipas modelit të ri të përcaktuar, numri ID do të vendoset poshtë fotografisë, që gjithashtu është e detyrueshme. Përveç këtij ndryshimi, udhëzimi përcakton edhe elementët e tjerë që duhet të përmbajnë abonetë, duke përfshirë çmimin si dhe llojin e biletës së pajtimit mujor, që mund të jetë e përgjithshme, studenti apo emërtimi për linjën në të cilën ajo vlen. Ky udhëzim, vjen pas një debati të zhvilluar rreth një vit më parë për përdorimin e të dhënave personale.
 
 images.jpg
Më shumë në këtë kategori: « Ja kush po i 'vret' shqiptarët
»
Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699