INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton shkarkimet dhe emërimet e ministrave, ja për kë nuk ka firmosur[VIDEO]

Publikuar më: 13:30 05-01-2019

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimet e ministrave të rinj, me përjashtim të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit dhe për pasojë nuk ka emërua zëvendësuesit të tij, Gent Cakaj. Kjo mbase për faktin se pas vendimit të Ramës emri i të riut nga Kosova u lakua shumë, për shkak se nuk ka formimin e duhur për të udhëhequr vendin tonë në marrëdhëniet diplomatike. Ndërsa nga ministrat e rinj, Meta dekretoi vetëm katër nga ta. Bëhet fjalë për dekretimin si zv/kryeministër të Erion Braçes, dhe si ministra, Bledi Çuçin, Eduard Shalsin dhe Elisa Spiropalin.

Për emrat e tjetër, Besa Shahini si Ministre e Arsimit, Anila Denaj si Ministre e Financave, Belinda Balluku si Ministre e Energjisë dhe Elva Margariti si Ministre e Kulturës, Meta ka nisur një proces verifikimesh për të cilat Kushtetuta i njeh 7 ditë kohë.
Ndryshimet në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, Kryeministri Edi Rama i bëri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 28 dhjetor. Kreu i qeverisë këto largime i justifikoi me faktin se ishin ministra, që kishin 5 vite në detyrë.
Të vetmit ministra që "shpëtuan" janë Sandër Lleshaj, i emëruar si Ministër i Brendshëm, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0027480125427246
    array(1) { ["section"]=> string(60) "ndryshimet-ne-qeveri-meta-dekreton-shkarkimet-emerimet-83493" }