INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Ambasada Amerikane: Duhet të jetë...

Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Ambasada Amerikane: Duhet të jetë...

Publikuar më: 12:10 08-11-2018

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar duke dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare, nisur nga reforma në drejtësi dhe deri tek ‘fati’ i Ministrisë së Brendshme. Nëpërmjet një postimi në "Facebook" ambasada ka përgëzuar vendin tonë për luftën e deritanishme kundër krimit të organizuar.

Po ashtu ambasada e SHBA-ve thekson se: “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”.

Kujtojmë se pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, Rama propozoi emrin e Sandër Lleshit. Por ky i fundit nuk u dekretua nga presidenti Meta. Ndërkohë, Rama nuk u tërhoq, duke propozuar Lleshin zv/ministër të Brendshëm, i cili u emërua zyrtarisht nga Kuvendi në këtë post, por me kompetencat e ministrit.

amabsadasda.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0029640197753906