INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshe nga Bebe Rexha, Rita Ora nuk krenohet me Dua Lipa-n dhe sapo ia tregoi gjithë botës [FOTO]

Ndryshe nga Bebe Rexha, Rita Ora nuk krenohet me Dua Lipa-n dhe sapo ia tregoi gjithë botës [FOTO]

Publikuar më: 18:13 21-02-2018

Të treja janë shqiptare dhe të treja zotërojnë fame botërore. Është përfolur shumë marrëdhënia e kësaj ‘trio-je’ dhe sa është kuptuar mes tyre nuk ekziston një shoqëri e forte. Tashmë dihet që Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë një miqësi dhe shpesh herë takohen me njëra-tjetrën, madje pak kohë më parë postuan edhe një foto teksa shiheshin duke u puthur në buze. Por kjo miqësi shihet të mos jetë mes tyre dhe shqiptares tjetër, Dua Lipa-s. Së fundmi u tha se Dua ironizoi veshjen e Rites në koncertin e saj në Kosovë por kjo edhe mund të mos jetë fare e vërtetë, shkruan intv.al

Pak kohë më parë Bebe Rexha krenohej me Dua-n se ishin të dyja pjesë e Top10 në iTunes. Ndërkohë Rita si duket mbase edhe mund të ketë dëgjuar për këto lajme por edhe jo. ORA postoi një foto ku e ‘thumboi’ keq Lipa-n. Ajo postoi një foto në ‘Insta Story’ ku tregonte se ishte mjaft e lumtur se renditej në vendin e tretë në listën e artisteve femra më të suksesshme aktualisht në iTunes dhe Spotify, por si duket Rita fshiu ‘dashur pa dashur’ emrin e Dua-s, e cila ishte në vend të dytë. Ndërsa në vendin e katërt është Taylor Swift. Po Bebe Rexha? Edhe pse nuk shihet në foton e Ritës, ajo është renditur në vendin e 15. intv.al u tregon listën e plotë, ku mund të shihni renditjen, poshtë fotos.

90652ae3-0358-4e72-968e-a6d8200f59b6.jpg

Top Female Artists on iTunes+Spotify right now WW:

#1 Camila Cabello
#2 Dua Lipa
#3 Rita Ora
#4 Taylor Swift
#5 Adele
#6 P!nk
#7 Hailee Steinfeld
#8 Cardi B
#9 Demi Lovato
#10 Selena Gomez
#11 Keala Settle
#12 Beyonce
#13 Halsey
#14 Anne-Marie
#15 Bebe Rexha

 

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275