INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja nga plastika. Zv/Ministrja e Mjedisit për In news: Jo më qese plasmasi [Video]

Ndotja nga plastika. Zv/Ministrja e Mjedisit për In news: Jo më qese plasmasi [Video]

Publikuar më: 14:56 29-05-2018
Një situatë alarmante në lidhje me mbetjet dhe kryesisht nga ato që gjenerohen nga plastika ka konstatuar Ministria e Mjedisit dhe Turizmit. Hedhja e qeseve kudo për më shumë se dy dekada ka sjellë ndotje të madhe në mjedis. Fenomeni sipas zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mjedisit po bëhet i rrezikshëm jo vetëm për ambjentin, por dhe për shëndetin e popullatës. Për eleminimin e qeseve plastike të pariciklueshme, Zëvendësministrja Ornela Çuçi ka zbuluar për In News një plan ambicioz.
‘’ Ndotja në mjedis është shumë e madhe. Qeset plastike nën 70 mikron do të ndalohen. Do të lejohen vetëm ato ambalazhe të cilat mund të riciklohen. Aftësia e tyre për tu tretur është shumë e vështirë. Qeset mbi 70 mikron pas datës 4 korrik do të kenë logot e tyre. Situatë e vështirë për t’u pastruar. ’’ ka pohuar Zv. Ministrja Ornela Çuçi
 
Në këtë sezon turistik pavarësisht masave dhe aksioneve kombëtare të pastrimit, gjendja përgjatë shtretërve të lumenjve është problematike. Për vite me radhë lumenjtë kanë shërbyer si vendepozitime të mbetjeve. Zëvendësministrja e Mjedisit sqaron se s’do ketë më tolerancë dhe shkelësit e ligjit do dënohen.
 
‘’Lumenjtë kanë shërbyer si venddepozitime të mbetjeve nga bashkitë dhe ish komunat. Aksioni i ndërmarë i ministrisë hoqi 20 mijë ton mbetje. Legjislacioni do të jetë i ashpër, do të heqim liçensat krahas gjobave për shkelësit e ligjit’’thotë Zv. Ministrja Ornela Çuçi.
 
Prodhuesve shqiptarë ju është lënë afat dy muaj që të mos nxjerrin më qese në treg (nën 70 mikron). Hapin e parë për eleminimin e qeseve plastike në vendin tonë e ndërmorri Bashkia e Tiranës mbi një vit më parë.
 

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783