INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja e ajrit/ Studimi: 6% e nënave rrezikojnë të lindin fëmijët nën peshë [VIDEO]

Ndotja e ajrit/ Studimi: 6% e nënave rrezikojnë të lindin fëmijët nën peshë [VIDEO]

Publikuar më: 15:12 07-12-2017

Një studim i ri i publikuar nga "The British Medical" Journal, paralajmëron se ndotja e ajrit e shkaktuar nga trafiku po ndikon negativisht në shëndetin e foshnjave që janë ende në barkun e nënës.
Sipas studimit të kryer nga studiuesit Imperial College në Londër, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit të trafikut rrugor gjatë shtatzënisë rrit riskun që foshnja të lind me një peshë më të ulët se normalja.
Konkretisht rreth 6% e nënave rrezikojnë të lindin fëmijët nën peshë.
Autorët e studimit deklarojnë se nënat shtatzënë duhet të mbrojnë foshnje e tyre duke u ekspozuar sa më pak ndaj ndotjes së ajrit dhe akustike të trafikut rrugor.
Megjithatë përgjegjësia më e madhe iu takon autoriteteve qeveritare, të cilët duhet të marrin masa për të ruajtur gratë dhe foshnjet e palindura , pasi Mbretëria e Bashkuar po sheh një rritje të ndotjes nga makinat dhe nëse nuk merren masa do jetë një Pekin i ardhshëm dhe do të regjistrohen katastrofa në shëndetin publik.

 

Article Logic
Execution time: 0.00360798835754
array(1) { ["section"]=> string(78) "ndotja-e-ajrit-studimi-6-e-nenave-rrezikojne-te-lindin-femijet-nen-peshe-44227" }