INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta s’ju ka shkuar në mendje, por Rezarta Shkurta paska luajtur rol kyç në lirimin e Ermal Hoxhës, zbulojeni përse [VIDEO]

Ndoshta s’ju ka shkuar në mendje, por Rezarta Shkurta paska luajtur rol kyç në lirimin e Ermal Hoxhës, zbulojeni përse [VIDEO]

Publikuar më: 22:13 20-09-2018

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha është liruar nga burgu pasi u arrestua në janar të vitit 2015 pas operacionit “Xibraka” në Elbasan ku u sekuestrua një laborator ku përpunohej drogë e llojit kokainë.

Ai ishte dënuar për trafik narkotikësh në tentativë. Hoxha u dënua me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Ermal Hoxha është liruar me kusht.

Sipas “BIRN” ai kishte dërguar në Gjykatën e Fierit një kërkesë për lirimin me kusht, me pretendimin se ishte riedukuar dhe ishte i gatshëm të integrohej në shoqëri. Gjithashtu ai ka paraqitur edhe një kontratë pune për punësim si ekonomist në kompaninë e bashkëshortes. Më pas Gjykata ka vendosur ta lirojë duke përmendur si argument riintegrimin në shoqëri dhe punësimin në kompaninë e të shoqes. Gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se Ermali ishte baba i një fëmije të mitur.

Article Logic
Execution time: 0.0041821002960205