INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta nuk e dinit, por Lorik Cana dhe ky futbollist i Kombëtares janë kushërinj [FOTO]

Ndoshta nuk e dinit, por Lorik Cana dhe ky futbollist i Kombëtares janë kushërinj [FOTO]

Publikuar më: 18:00 14-11-2017

Gjakova gjithmonë ka qenë një burim futbollistësh në Kombëtaren Shqiptare të Futbollit dhe në cdo periudhë, një lojtar lider vjen nga kjo zonë e trevave shqiptare. Pas largimit të Lorik Canës, trashëgimtari i tij në Kombëtare nga qyteti i Gjakovës, është një djalosh i cili sapo ka nisur shkëlqimin e tij.
Bëhet fjalë për Eros Grezën, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë dhe pas ndeshjeve spektakolare me Osijekun, kundër Turqisë ka shënuar golin e parë me fanellën Kuq e Zi. Me bindje të plotë mund të themi se krahu i majtë i sulmit u sigurua për shumë vite.
Grezda arriti të shënonte golin e tretë në fitoren 3-2, por gjatë gjithë takimit ishte mjaft aktiv në fushën e blertë. Por ashtu sicc na gëzoi të gjithëve, edhe ish-kapiteni, Lorik Cana nuk mund të mos e shprehte lumturinë dhe na zbuloi se Grezdën e ka kushëri.
Cana ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket duke parë ndeshjen dhe e ka shoqëruar me shkrimin: “Bravo kushaa Eros Grezda”.

caninis.png

Article Logic
Execution time: 0.00331711769104