INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ndonjëherë më duhet të ... sepse ti je pjesë e imja”, dedikimi i moderatorit shqiptar do iu prekë [FOTO]

“Ndonjëherë më duhet të ... sepse ti je pjesë e imja”, dedikimi i moderatorit shqiptar do iu prekë [FOTO]

Publikuar më: 18:59 27-10-2017

Padyshim që është një ndër aktorët dhe moderatorët më të mirë.

Gjithmonë na ka argëtuar dhe kënaqur me rolet e tij, si në shfaqjet teatrale ashtu edhe në film, por jo vetëm kaq. Gjithashtu ajo që vihet re në karakterin e tij është edhe sensi i humorit pasi gjithmonë ka ditur të na bëj për vetë me humorin që ka përçuar tek publiku.

Bëhet fjalë për moderatorin, Devis Muka, ama kur vjen puna tek vajza di të jetë jo vetëm serioz por të flasë edhe fjalë të dala nga shpirti.

Vajza e tij e vetme, Negin feston dy vjetorin e lindjes dhe babi Devis ka shpërndarë në Instagram një foto, ku shkruan: “Ndonjëherë nuk do t’i kuptoj zgjedhjet e tua. Ndonjëherë nuk do mund t’i ndjek ëndrrat e tua. Ndonjëherë më duhet të lë të gabosh. Ndonjëherë nuk do jemi dakord. Por nuk do të jetë asnjëherë, ta siguroj, që nuk do jem në anën tënde… në fitore e në humbje”

“Sepse gjithçka që bën ti është njësoj sikur ta kisha bërë dhe unë… sepse ti je një pjesë e imja. Më e mira!”, – e mbyll shkrimin moderatori i Fiks Fare.

Captureertuyjilo.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0030059814453125