INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodhi ashtu siç ju thamë! Capital T thyen “heshtjen” dhe sapo na intrigoi të gjithëve [VIDEO]

Ndodhi ashtu siç ju thamë! Capital T thyen “heshtjen” dhe sapo na intrigoi të gjithëve [VIDEO]

Publikuar më: 21:28 23-02-2018

Çfarë po kurdis ai vallë?

Capital T është padiskutim një nga reperët më të mirë të momentit në vendin tonë dhe suksesi i tij ka kapur majat. Çdo këngë e Kapos është kthyer në hit, mirëpo siç duket ai se ka ndërmend të ndalet pasi ka lajmëruar se së shpejti pritet të sjellë një tjetër superhit në bashkëpunim me Majk. 

Por para disa ditësh diçka e çuditshme nga reperi na bëri përshtypje pasi ai ka zhdukur të gjitha postimet nga Instagram.  Dhe ne të intv.al thamë se me siguri kjo është një teknikë që përdorin VIP-at për të fituar goxha vëmendje kur sjellin një projekt të ri.

Mesa duket kështu po ndodh, sepse Kapo sapo na intrigoi me videon e tij të fundit. “Veç fillimi” quhet dhe bëhet fjalë për një klip ku reperi prishtinas shfaqet para një pasqyre duke prerë flokët e tij dhe thotë është veç çështje kohe.

VEÇ FILLIMI - video e plotë në Youtube , linku në bio ...

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Çfarë do të sjellë vallë Capital T? Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!

Article Logic
Execution time: 0.0044429302215576