INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndiqni këto 8 këshilla për t'i falur atij një eksperiencë të paharrueshme në shtrat

Ndiqni këto 8 këshilla për t'i falur atij një eksperiencë të paharrueshme në shtrat

Publikuar më: 23:32 24-04-2018

Si ta bësh të çmendet partnerin në shtrat? Mos dysho kurrë për aftësitë e tua, megjithatë nuk është keq të konsultohesh për t`u përmirësuar. Një mashkull duhet prekur e përkëdhelur paraprakisht, përpara se të arrijë orgazmën, ndaj propozojmë tetë këshilla në mënyrë që ai mos t`ju harrojë kurrë!

1. Prano trupin tënd

Kemi të gjitha disa komplekse të vogla të mëdha, por për çfarë shërben të flasim për to vazhdimisht? Nuk ka asgjë më pak eksituese për një burrë, sesa një grua që thotë: “Mos i shih vithet e mia, janë të shëmtuara, por nga nesër do filloj palestrën” apo “E di që e kam gjoksin e vogël, por me sfungjer nuk duket keq, apo jo?”.

Ai nuk është as mikesha as psikologia jote. Në një situatë të tillë, detyra e partnerit nuk është të të bëj të ndihesh më e sigurtë, por të ndajë me ty disa çaste pasioni. Vihu në vendin e tij: si do të reagoje përballë një mashkulli që nuk rresht së denigruari veten, së ankuari për difektet e tij? Nuk është shumë zbavitëse, apo jo? Nëse je në krahët e tij, kjo domethënë se i pëlqen. Atëherë, mbylle gojën, mos u anko dhe mos mendo më për difektet. Sa më shumë të ndihesh rehat me veten dhe të metat e tua, aq më të bukur do ta bësh momentin që po kaloni të dy.

Sugjerimi ynë: ndiq këshillën e Sharon Stone. Gjatë një interviste, aktorja e njohur ka thënë se në momentet kyçe, meshkujt mendojnë për gjëra të tjera dhe jo për celulitin e partneres. Atëherë, relaks!

2. Eksitoje

T`i shtosh partnerit dëshirën, ky është misioni yt. Por, kujdes! Nuk bëhet fjalë vetëm të stimulosh libidon e tij. Këtë gjë, mund ta bëjnë të gjitha: një dekolte e thellë, një shikim joshës, një palë këmbë të kryqëzuar dhe u bë! Bëhet fjalë për një stimulim të ngadaltë dhe progresiv, që do t`i bëj ata të harrojnë të gjitha eksitimet e mëparshme... një ftesë për kënaqësi, që do ta bëjë mashkullin tënd t`i iki truri!

Mëso pra, t’i bësh gjërat me qetësi dhe mos harro se pritja stimulon ndjesitë. Mos iu dorëzo tundimit që natën e parë, megjithatë jepi të kuptojë se të intereson. Ndize shkëndijën, po mos shpërthe menjëherë. Mbi të gjitha, mos e fik shkëndijën: një përllogaritje delikate, por pa dyshim, me avantazh. Lëre të ëndërrojë: një rrip që bie dhe të zbulon shpatullën, një shikim kalimtar, një buzëqeshje apo heshtje, ka më tepër kuptim se një mijë fjalë.

Sugjerimi ynë: ftoje të rehatohet në shtrat por mos e lejo të të prek. Ulu në një karrike dhe bëj një spektakël “streaptease”-i; por të gjatë ama, që të bëj efekt. Pastaj, fillo të prekësh veten lehtësisht, duke e parë partnerin herë pas here në sy. Burrat janë të fiksuar pas idesë së masturbimit femëror. Kështu do t’i dhurosh një moment të bukur eksitimi. Vendos ti kur të afrohesh në shtrat dhe t’i japësh fund vuajtjes së tij të ëmbël.

3. Lëre të shikojë

Te meshkujt kënaqësia kalon përmes syve. Pse ta privosh nga kjo kënaqësi? Mos e fik dritën (ndiz ndonjë qiri) dhe lëre të të shikojë. Merr poza eksituese: harko shpinën, shtrëngo gjokset me duar dhe mos i mbyll sytë. Shijoje dhe vetë spektaklin! Kryqëzimi i shikimeve, është një stimul i shkëlqyer!

Sugjerimi ynë: bëni dashuri përpara pasqyrës. Kështu ai mund të shikojë performancën e vet dhe madje do t’i krijohet përshtypja se është një aktor filmash porno.

4. Studio gjeografinë e tij erogjene

Njësoj si në trupin e gruas, edhe në atë të burrit ka zona erogjene, të cilat është gjynah t’i lësh pas dore. E rëndësishme është t’i njohësh, që t’i eksplorosh më mirë. Ka mënyra të ndryshme për t’i “nxehur” këto zona: duke puthur, përkëdhelur, kafshuar, lëpirë, gudulisur.

Gjithë trupi
Buzët, qafa dhe për disa meshkuj, veshët janë burime të vërteta kënaqësie. Dhe mos harro pjesën e brendshme të kofshëve, ku lëkura është shumë e hollë, thithkat dhe vithet, që na pëlqen aq shumë t’i shikojmë por edhe t’i prekim e përkëdhelim.

Gjenitalet
Në penis janë të përqendruar mijëra receptorë kënaqësie. Në bazën e tij, trung, kokë dhe mbi të gjitha, në zonën plot nerva midis anusit dhe penisit, një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie për mashkullin. Përveç përkëdheljeve me dorë, prekjen me buzë, puthjet dhe lëpirjet, do të ishin ideale.

Për sa u takon testikujve, disa meshkujve u pëlqen t’ua prekësh dhe lëpish, teksa të tjerë nuk durojnë dot që t’u afrohesh. Anusi, një zonë ende tabu për disa meshkuj, është parajsë e vërtetë për të tjerë.

Membrana e perineumit: është nyja shumë e hollë midis anusit dhe penisit. Është një zonë që shpesh neglizhohet, por po të ushtrosh pak presion aty me majën e gishtit gjatë një gojoreje, bën të shpërthejë orgazma.

Sugjerimi ynë: bëj si Brigitte Bardot në filmin “Përçmimi” dhe sa herë që prek një nga këto zona të ndjeshme, pyete nëse i pëlqen: ofshamat e tij do të të tregojnë rrugën që duhet të ndjekësh.

5. Eksploro pikën G të partnerit

Te mashkulli pika e famshme G gjendet përreth ureterës dhe prostatës, në brendësi të rektumit, në murin e brendshëm, ai që ndan trupin e penisit nga anusi. Nuk është e thjeshtë të gjendet, por me pak praktikë, gjithçka është e mundur.

Duke futur një gisht në anusin e partnerit, ngjitu butësisht përgjatë murit rektal. Ndjen një gjendër sa një kokërr are? Pikërisht kjo është pika G. Presionet në këtë zonë duhet të jenë të forta, por jo brutale.

Sugjerimi ynë: në mënyrë që partneri të relaksohet dhe të të lejojë të hysh lehtësisht në atë zonë, mos hezito që t’i bësh njëkohësisht një orale ose t’i ledhatosh penisin.

6. Shprehu më shumë

Gjithçka qendron në të shprehurit të kënaqësive dhe dëshirave tona. Stimujt zanor, e ndezin partnerin. Për ju që jeni më të ndrojtura, do mjaftonin frymëmarrjet e shpejta dhe rrënkimet e mbytura. Për ju që jeni më të guximshme, thirrjet e kënaqëisë duhet të jenë eksplicite: “Më pëlqen kur me përkëdhel gjoksin, adhuroj kur më shtrëngon fort vithet...”.

Duke i lejuar vetes të përfshihesh e gjitha, do të humbasësh kollaj frenimet e tua dhe nga kjo do të dilni që të dy të fituar. Partneri yt, i inkurajuar dhe i mikluar nga sjellja jote, do të tregohet më entusiaztë dhe me iniciativë. Ofshamat e kënaqëisë ose fjalët, edhe troç, te partneres, e eksitojnë shumë një mashkull. As ti nuk humbet gjë në këtë rast, sepse nuk do të të duhet të shtrëngosh dhëmbët e të durosh kur ai, duke menduar se po bën gjënë e duhur, të massazhon gjoksin sikur të ishte duke pastruar lavamanin.

Sugjerimi ynë: mos i jep urdhëra. Nuk je gjenerale e seksit dhe ai mund të bllokohet plotësisht. Gjithashtu, përshtate fjalorin dhe kërkesat e tua, në përputhje me nevojat dhe dëshirat e partnerit.

7. Bëje të ndihet rehat

Ndryshe nga sa duket, meshkujt kanë shpesh dyshime mbi virilitetin e tyre dhe mund të ndihen lehtësisht jashtë loje. Kanë nevojë që t’i sigurosh. Bëji qejfin duke i thënë se asnjë mashkull tjetër në botë nuk të eksiton sa ai. Bëji komplimente për mënyrën se si të përkëdhel dhe shpreh adimirin tënd përpara disa pjesëve të caktuara të trupit të tij. Do e ketë shumë të vështirë të bëj pa një grua që e ngjit në piedestal.

Një sjellje shumë agresive dhe e drejtpërdrejtë, mund jo vetëm ta tremb por madje mund t’ju bëj të dyve të ndiheni të frustruar. Mëso ta prekësh me sensualitet dhe jo t’i vësh duart direkt e te gjenitalet e tij. Edhe meshkujt i çmojnë afrimet delikate. Ciki kofshën, rrëshqit dorën butësisht në qafë, shtrëngoji fort duart.

Sugjerimi ynë: ta bësh të ndihet i sigurtë, nuk do të thotë ta trajtosh si fëmijë. Evito fraza të tipit: “Mirë qenush, po ecën shkëlqyer”.

8. Merr iniciativën

Shpesh meshkujve u vjen keq që janë gjithmonë ata që hedhin hapin e parë në shtrat. Do të donin që gratë ta merrnin më shpesh iniciativën të parat. Edhe një burrë ka nevojë të ndihet i dëshiruar dhe të di se partneres i pëlqen të bëj seks me të.

Atëherë, hidhu: një shikim i egër, një sms pikante, një përkëdhelje teksa po sheh televizor, kanë efekte mrekulli-bërëse.

Sugjerimi ynë: zgjidh momentin e duhur për të ndërmarrë iniciativën. Sapo është zënë në telefon me një koleg të punës? Po sheh finalen e Kupës së Botës? Lëre fare, mos e ngacmo... Hidhu në aksion vetëm kur ta shikosh që është i qetë dhe në humor.

Article Logic
Execution time: 0.0025930404663086