INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndihma ekonomike/ PD kërkesë për mocion me debat me Ramën

Ndihma ekonomike/ PD kërkesë për mocion me debat me Ramën

Publikuar më: 18:59 20-02-2018

Këtë të marë Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve të varfra në vend.

Në kërkesën e PD nënvizohet thuhet se kemi të bëjmë me një përjashtim abuziv, “të bërë në procedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale”.

Partia Demokratike e kërkon debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, theksohet në këtë kërkesë.

PD argumenton se “e cilëson kriminal dhe të papërgjegjshëm aktin e përjashtimit të mbi 20 mijë familjeve në nevojë, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa u dhënë asnjë sqarim dhe duke u hequr të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 52”.

Article Logic
Execution time: 0.0032060146331787