INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndiheni keq kur shikoni ish-in tuaj? Bëni këto 3 gjëra që të shpëtoni...

Ndiheni keq kur shikoni ish-in tuaj? Bëni këto 3 gjëra që të shpëtoni...

Publikuar më: 08:58 23-01-2018

Ndodh ndonjëherë që njerëzit  ende kanë kujtime të ruajtura në memorie nga momentet e bukura që mund të kenë kaluar me dikë që së fundmi janë ndarë.

Sipas ekspertëve, edhe pasi ndahen njerëzit mund të mendojnë për njëri-tjetrin.

Ky person ndoshta ju ka thyer zemrën dhe ju ende mendoni për të. Por si t’ja bëni, që mos të ndiheni  keq pasi e shikoni atë në një vend të përbashkët?

Disa e përfundojnë një  marrëdhënie, jo sepse nuk e kanë dashur, por sepse nuk mund të toleronin gënjeshtrën dhe mashtrimin.

1. Mendoni se është thjesht një i njohur

Nëse e përgatisni veten tuaj në këtë mënyrë, nuk do ndiheni keq më pas. Çdo gjë fillon nga mënyra si i mendoni gjërat. Nëse e krahasoni me dikë që dikur e keni pasur të njohur, do ndiheni më mirë.

2. Hiqeni nga rrjetet tuaja sociale

Një nga mënyrat më të mira që të largoheni nga përditshmëria e ish-it është të mos keni asnjë kontakt në rrjetet sociale. Nëse shikoni jetën e ish-it, pra veprimtaritë e tyre, do ndiheni edhe më keq, sidomos nëse haseni në ndonjë vend.

3. Shmangini vendet që frekuentonit së bashku

Edhe kjo, është shumë e rëndësishme. Ju jeni të sigurt që ish-i juaj edhe mund të vijë pikërisht në këto vende që dikur ju shkonit së bashku. Duke e ditur këtë gjë, mos gaboni të bëni të njëjtën gjë, nëse ndiheni keq nëse e shikoni atë. Shmangini vetes suaj këtë gjë!

Article Logic
Execution time: 0.021921157836914