INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndeshje në formatin 3D, futbolli në tavolinën tuaj të ngrënies

Ndeshje në formatin 3D, futbolli në tavolinën tuaj të ngrënies

Publikuar më: 17:41 15-06-2018

Të gjithë e kanë vëmendjen tek Kampionati Botëror në Rusi, por përmes teknologjisë shkencëtarët na çojnë shumë hapa përpara.

Ata kanë krijuar një lojë futbolli në formatin 3D e cila luhet pikërisht në tavolinën tuaj të ngrënies.

Kërkuesit nga Universiteti i Washington krijuan sistemin i cili transformon videon e You tube në një hologram 3D.

‘Të krijosh një lojë futbolli kaq dinamike nuk është aspak e thjeshtë ‘shprehen autorët.‘ Ka shumë sfida në ndërtimin e lojës. Ne duhet të vendosim kamera në fushë, të gjurmojmë secilin lojtar të rindërtojmë trupat e tyre dhe të kombijnojmë cdo gjë’ shtojnë shkencëtarët.

Sistemi ka analizuar 12000 imazhe bidimensionale të lojtarëve të marrë nga videogamet e FIFA duke i krahasuar me të dhënat tridimensionale të marra nga e njëjta lojë .

Në këtë mënyrë inteligjenca artificiale mësoi të marrë dhe të kombinojë videot e lojtarëve për të ndërtuar formatin 3D. Sigurisht mbetet ende shumë punë për rezultatin final pasi është duke u punuar për formatin e topit.

Sipas shkencëtarëve një tekonologji e tillë mund të vihet në funksion për Botërorin e 2022 i cili do të zhvillohet në Katar.

Dhe në momentin që prefeksionohet sistemi mund të përdoret për të parë në 3D edhe koncerte dhe shfaqje teatrale.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047