INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që UNIKKATIL ''e dogji'' mbrëmë në koncert, NOIZY-t i ndodhi e papritura: Ishte çmenduri… [FOTO/ VIDEO]

Ndërkohë që UNIKKATIL ''e dogji'' mbrëmë në koncert, NOIZY-t i ndodhi e papritura: Ishte çmenduri… [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 12:19 28-07-2019

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur koncerti i Unikkatil në Mitrovicë, aty ku reperi ka performuar hitet e tij para fansave të shumtë. Bashkë me Unikkatilin në këtë koncert kanë kënduar edhe disa prej emrave të njohur të estradës shqiptare dhe atmosfera ishte shumë elektrizuese.

Mirëpo nëse Unikkatili arriti të gëzonte fansat e tij, Noizy fatkeqësisht nuk e bëri dhe s’kishte asnjë faj.

Mbrëmjen e shkuar parashikohej të mbante një mbrëmje muzikore në Podujevë, por është detyruar ta anullojë. Noizy ka paralajmëruar në InstaStory se ndodhej në trafik teksa shkruan "Trafiku në doganë është çmenduri".

Më vonë, ai iu ka kërkuar falje fansave të tij në Podujevë sepse pikërisht për shkak trafikut, nuk kishte mbërritur dot në kohë.

mad.jpg

 

Sidoqoftë Noizy iu bën të ditur se do të shihen herën tjetër dhe do t'ua shpërblejë.

SHT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119