INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që Seldi argëtohet krah pjestares së OTR, Mimoza nuk ndalet: Për ty nuk po ma ndjen! [VIDEO]

Ndërkohë që Seldi argëtohet krah pjestares së OTR, Mimoza nuk ndalet: Për ty nuk po ma ndjen! [VIDEO]

Publikuar më: 22:05 05-12-2018

Lidhja e tyre u komentua gjerë në mediat rozë dhe akoma më shumë u komentua ndarja e tyre.

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu prej disa muajsh i kanë dhënë fund lidhjes dhe pas të gjithë zhurmës këngëtari ka folur për ndarjen duke i sqaruar njëherë e mirë të gjithë.
E duket se teksa ndarjen e kanë përjetuar në mënyrë mjaft miqësore, Seldi po shihet në praninë e një tjetër bukurosheje.

Javë më parë ai u përfol në media se shoqërohej me Kejsi Medinin, vajzën e këngëtarit shqiptar Sabian Meidni dhe anëtarja më e re e OTR.

Por Mimoza Shkodra nuk ndalet dhe ka publikuar këngën e re.

“Sot dot pi”, mban titullin projekti i ri i Mimozës i publikuar në kuadër të xhirimeve të Vitit të Ri.

Këngëtarja Shkodra, shfaqet shumë elegante edhe në këtë projekt e cila rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj.

Këngëtarja po ashtu para një jave lansoi këngën “Mu ma le fajin”, të realizuar edhe me videoklip që tashmë ka marrë mbi një milion klikime.

Për t’i parë të gjitha postimet e Mimozës, fansat mund ta vizitojnë atë në kanalin zyrtar të saj në Youtube. 

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749