INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që filmi ‘Venom’ po pushton kinematë, merr kritika negative dhe pikë të ulta

Ndërkohë që filmi ‘Venom’ po pushton kinematë, merr kritika negative dhe pikë të ulta

Publikuar më: 16:12 07-10-2018

Aktori britanik Tom Hardy, ka promovuar filmin e tij të fundit "Venom", që ka të bëjë me personazhin e famshëm të Marvelit, karakteri negativ në filmin e Spidermanit në të cilën luajti Tobey Maguier. Pa u dhënë ende premiera, të gjithë ishin duke pritur m e padurim këtë film. Po pse gjithë ky interes?

Personazhi “Venom”, është menduar në vitin 1988 nga shkrimtari David Micheline dhe vizatuesit Todd McFarlane dhe Mike Zeck. Bëhet fjalë për një simbiozë (personazhet në filmat e Marvellit) jashtëtokësor, i cili për të mbijetuar ka nevojë për një njeri, ndërsa në këmbim të kësaj, njeriu fiton fuqi mbinatyrore. Ndonëse ky personazh fillimisht ishte ideuar me karakter negativ, më vonë në versione të ndryshme shndërrohet në një antihero të ashtuquajtur, dhe më vonë në një hero të vërtetë.

Prej disa ditësh tanimë ky film po jepet në kinema,ndërkohë që kritkët e filmit nuk kanë qenë shumë pozitivë. Përshtypjet e para për “Venom” nuk ishin të kënaqshme. Pati kritika jo të mira dhe pikë të ulëta në “Rotten Tomatoes”, 4.4/10.

“I vetmi moment i denjë i mediokrit Venom ishte rreth minutash së 71-të, kur Tom Hardy kupton se është aktori perfekt, në të ardhmen, për të interpretuar Harvey Weinstein. Vetëm për këtë filmi meriton të shikohet”, ka shkruar “The Hollywood Reporter”.

Ndërkohë që “The Wrap” gjithë këtë zhurmë që u bë për ‘Venom’ e ka quajtur të ekzagjëruar dhe filmin e ka konsideruar idiot dhe pa pikë argëtimi. 

Ja disa nga kritikat e tjera:

“Variety”: Në fund, personazhi kryesor del me disa gjetje të çuditshme qesharake. Duhet thënë se në spote shihet Venom i formuar plotësisht, gjë që në film arrin tepër vonë. Dhe nuk është e vështirë të mendosh pse kanë vepruar në këtë mënyrë, Venom mund të ishte një krijim argëtues, por në film merret shumë për të folur për origjinën e tij. Venomi i vërtetë, realisht, duhet të jetë vazhdimi i tij.

“EW”: Nuk është dhe aq i keq, por dhe jo aq i mirë. Është mediokër dhe padyshim që i paharrueshëm. Nuk duket si një film angazhues dhe nuk do ta thosha kurrë duke parë kastin e aktorëve si Hardy, Ahmed e Williams.

“The Guardian”: A mundet Tom Hardy të interpretojë një komenti ndërkombëtare? Pyetja mbetet tmerrësisht pa përgjigje në këtë film me superhero monolit dhe fantastikisht të mërzitshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342