INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndani me IN Tv pushimet tuaja të paharrueshme nën hashtagun #veredotethote

Ndani me IN Tv pushimet tuaja të paharrueshme nën hashtagun #veredotethote

Publikuar më: 16:09 11-08-2017

Nxehtë, shumë nxehtëëëë!!!

Pushimet janë e vetmja gjë që i jep kuptim ditëve tuaja të Gushtit. Teksa po vraponi drejt resorteve më të mira brenda apo jashtë Shqipërisë, kërkoni online hotelet më trendy të momentit, aty ku mund të bëni pafund foto por që kanë qenë dhe mijëra të tjerë para jush, bëni mirë të kuptoni se sa ndryshe vera mund të jetë!

Nuk mendoni si ne, se kuptimi i kësaj stine të nxehtë është tek momentet më argetuese mes familjarëve, miqve e partnerëve tuaj? Buzëqeshje pafund, shtrirë jo në shezllonet me dyshek, po tok më rërën e grimcat e saj? Aty ku këmbëkryq mund të konsumosh dicka të përgatitur vetë, ndonjë barbeque edhe prag perëndimit, pa vrarë mendjen për foton tek tavolina e restorantit përballë?
Sa e vërtetë është vera kur ti zhytesh nën ujë dhe prek nga afër botën nënujore, je me fat dhe “peshkon” ato që mund të jenë suveniret e tua të ardhshme. Besojmë e keni provuar nxirjen e vërtëtë të trupit tuaj, jo me kremrat më të shtrenjtë, por me orët e gjata buzë detit, duke luajtur! Nje top mes këmbëve, apo rastin më të keq, por dhe tejet komik, edhe në fytyre? Kjo është vera!
Ajo që të mbush ditët e dimrit plot kujtime, ajo që pjesen tjetër të vitit të bën ta përmendësh çdo minutë! Kjo është ajo që synojme edhe ne me fushatën tonë #veredotethote! Duam të ndajme edhe ne pushimet tuaja, të bëhemi pjese e tyre! Publikoni foto me këtë hashtag nëse besoni që ajo mund të na tregoj cmendurite tuaja, momentet plot buzëqeshje dhe krejt unike nga vera juaj! Jepini komunitetit tonë në rrjetet tona sociale ngjyra nga pushimet tuaja!

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715