INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet një nga autorët e dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Vlorë

Ndalohet një nga autorët e dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Vlorë

Publikuar më: 08:29 07-06-2018

Policia e Vlorës ka ndaluar një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit të kafesë. Ai është një 28-vjecar. Një person tjetër është shpallur në kërkim për egzekutimin e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj. Policia bën me dije se shtetasi E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë po kërkohet. "Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP.Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit), 1 xhup dhe 1 kapuç, thotë policia. Dje u arrestuan dy përkrahësit e autorëve. Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve: Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383