INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalimi i Balilit, reagon Rama: Vetëdorëzimi, rezultat i operacioneve policore

Ndalimi i Balilit, reagon Rama: Vetëdorëzimi, rezultat i operacioneve policore

Publikuar më: 13:27 15-01-2019

Veç ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që deklaroi se policia arrestoi të shumëkërkuarin Klement Balili, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në dy postime në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se vetëdorëzimi i Klement Balilit është rezultat i operacioneve të sofistikuara të policisë. “Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”, shkruan Rama. Ndërsa në një postim të mëparshëm kreu u qeverisë uroi ministrin Lleshaj lidhur me Balilin. “Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkroi Rama. 

edi_rama_per_klement_balilin.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672