INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet Renato Mekolli nga Ori Nebijaj? Flet gazetarja e njohur [FOTO]

Ndahet Renato Mekolli nga Ori Nebijaj? Flet gazetarja e njohur [FOTO]

Publikuar më: 23:51 15-01-2018

Renato Mekolli ka festuar mbrëmjen e djeshme 1 vjetorin e hapjes së restoriantit të tij. Mirëpo, është vënë re mungesa e partneres së tij në biznes Ori Nebijaj.

Nuk dihet nëse mes Renatos dhe Orit ka ndonjë krisje, por deklarata e shoqes së ish-zëdhënëses shton dyshimet se ka diçka që nuk shkon. Një nga temat që u diskutua nga tre moderatorët e emisionit radiofonik “Chaud Patete” ishte eventi i 1-vjetorit të restorantit që Mekolli ngriti në bashkëpunim me ish-zëdhënësen e PD-së, Ori Nebijajn.

Mikesha e ish-zëdhënëses, Suada Daci, tha fillimisht se Ori ka munguar pasi ndodhet në një udhëtim në Romë, por kjo nuk e bindi aspak Florin dhe Rudin, të cilët e cilësuan si “kamuflim” udhëtimin e saj në Itali.

Situata u bë më e qartë kur Suada solli si shembull dasmën e Fiori Dardhës, gjatë të cilës mungonte mikesha dhe kolegia e saj, Rozana Radi. Në momentin që Fiori martohej, Rozana mbante koncerte në Sarandë, ndërsa pak ditë më vonë u zbulua se marrëdhënia e tyre ishte krisur.

“Ju kujtohet atëherë dasma e Fiori Dardhës, ku Rozana ishte në koncert? Fiori martohej ndërsa Rozana ishte në koncert në Sarandë, Ori ishte në Romë kësaj radhe. Mirë, do ta them se nuk më mban gjë goja mua. Nuk janë më ortakë me njëri-tjetrit, por mbeten miq shumë të mirë. Arsyet nuk i dimë, se nuk jam interesuar, por besoj janë arsye të tyre të brendshme”,- u shpreh gazetarja.

ori-dhe-renato.jpgBurimi: Politiko.al

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00080990791320801
    array(1) { ["section"]=> string(72) "ndahet-renato-mekolli-nga-ori-nebijaj-flet-gazetarja-e-njohur-foto-47619" }