INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare, kolegët dedikime prekëse: Luftove për vite të tëra... [FOTO]

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare, kolegët dedikime prekëse: Luftove për vite të tëra... [FOTO]

Publikuar më: 13:23 07-12-2018

Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë gazetarja Sonila Mesareja. 

Mesareja prej vitesh punoi si reportere e Kronikës në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shumë projekte që synuan një gazetari cilësore.

Kolegë e miq të saj kanë shkruar mesazhe ngushëllimi plot dhimbje për humbjen e madhe.

Një nga koleget e saj, Eglantina Alliaj, e tronditur nga ky lajm, bën një dedikim prekës.

“Mikja ime, më trondite dhe më lëndove këtë mëngjes me ikjen tënde nga kjo jetë!
Ti luftove fort me atë sëmundje të mallkuar, luftove fort për vite të tëra, dhe duke të njohur ty, shpresoja që do ja dilje...por nuk ja dole dot!
Një kolege dhe gazetare e shkëlqyer, një mike shumë e shtrenjtë për mua! Të qofte dheu i lehtë Sonila Mesareja!

gazetarja.jpg

Ndërkohë edhe Unioni i Gazetareve Shqiptarë ka reaguar me një mesazh për ketë lajm kaq te dhimbshëm.

unioni.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221