INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahen çmimet e CFDA Awards: Nuk do ta besoni se çfarë çmimi ka rrëmbyer Kim KARDASHIAN

Ndahen çmimet e CFDA Awards: Nuk do ta besoni se çfarë çmimi ka rrëmbyer Kim KARDASHIAN

Publikuar më: 15:48 05-06-2018

Cilësuar si 'Oscar-i' i modës, CFDA Awards (Council of Fashion Desinger of America), është mbajtur mbrëmë në Brooklyn Musem. Ka qenë një event plot shkëlqim dhe ngjyra, ku kryefjala me e madhe ishte moda. Gjatë mbrëmjes gala të “CFDA Awards”, ka vlerësuar ikonat botërore të modës. Kanë qenë të shumtë personazhet që kanë marrë pjesë dhe kanë ecur në tapetin e kuq. Vëmendje të madhe kanë marrë veshjet që të ftuarit kishin përzgjedhur për t’u shfaqur. Por nje vëmendje te madhe kishte edhe momenti i ndarjeve të çmimeve. Supermodelja e viteve 90’ Naomi Campell ka fituar cmimin si ‘Ikona e modës’, ndërkohe që Kim Kardashian ka rrëmbyer çmimin si ‘Influencer Awards’, pra ndikuesja më e madhe për sa i përket fushës së modës. “Kim është modelja më e fuqishme dhe më e rëndësishme sa i takon ndikimit në botë”, – ka deklaruar Tommy Hilfiger.

Kim Kardashian ishte e veshur e gjitha me të bardha dhe në të vërtet dukej bukur, ndërsa Naomi ishte veshur e gjitha me të kuqe me fustanin e Calvin Klein. Vlen të përmendim që në këtë event Calvin Klein është shpallur si marka më e mirë e vitit.

kimkardashianwest-vogueint-4jun18-rexfeatures.jpg

naomicampbell-vogueint-4jun18-rexfeatures.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383