INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NBA/Fusha përfshihet nga sherri masiv, ndërsa Lakers humbasin për të dytën herë rradhazi

NBA/Fusha përfshihet nga sherri masiv, ndërsa Lakers humbasin për të dytën herë rradhazi

Publikuar më: 17:10 21-10-2018

Ndeshja midis Houston Rockets dhe Los Angelos Lakers ishte një nga më të shumëpriturat këtë javë dhe pati të përfshirë gjithçka brenda saj.

Një sfidë ku përveç lojës së zjarrtë dhe dy “yjeve” të ekipit, solli edhe një sherr midis dy organizatorëve të skuadrave, Chris Paul dhe Rajon Rondo, ku u desh ndërhyrja e të gjithë pjesëtarëve për të qetësuar situatën.

Lojtari më i mirë për Houston ishte padyshim ylli i skuadrës, James Harden i cili shënoi plot 36 pikë, i ndihmuar nga Paul me 28 pikë, 10 asiste e 7 topa në tabelë.

Ndërkohë, LeBron James, i cili bëri edhe debutimin e tij në “Staples Center” si basketbollist i Lakers, shënoi 24 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë për Rockets në këtë sezon, pas disfatës kundër New Orleans Pelicans, dhe humbja e dytë në dy ndeshje për Lakers e LeBron, që nuk e kanë nisur kampionatin në mënyrën më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389