INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Natalie Portman në kopertinën e “Modern Luxury”, flet për eksperiencën si regjisore [FOTO]

Natalie Portman në kopertinën e “Modern Luxury”, flet për eksperiencën si regjisore [FOTO]

Publikuar më: 15:47 25-08-2016

Me buzët në ngjyrë të kuqe të ndezur dhe flokët e çrregullta, Natalie Portman duket e mahnitshme!

Aktorja izraelite ka qenë në faqen e parë të revistës “Modern Luxary”, në numrin e ri të muajit shtator, për të folur mbi projektin e saj të parë si regjisore. Këtë detyrë të vështirë Portman e ka marrë për të realizuar filmin “A tale of love and darkness”. Ajo ka treguar se në fillim të xhirimeve nuk ishte fare e sigurtë në vetvete, nuk dinte se çfarë kërkonte ndaj dhe stafi ndonjëherë ishte konfuz. “Megjthatë, pranon Natalie, ja mora dorën shpejt dhe kuptova se nuk ka asgjë të keqe të vendosësh ti për të gjitha, në fund të fundit atë presin të gjithë nga regjisori”.

Article Logic
Execution time: 0.0031869411468506