INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nata e parë në Eurovision, flet Eugent Bushpepa: Kisha shumë emocione, zemra mal me flamujt shqiptarë përreth [VIDEO]

Nata e parë në Eurovision, flet Eugent Bushpepa: Kisha shumë emocione, zemra mal me flamujt shqiptarë përreth [VIDEO]

Publikuar më: 23:30 08-05-2018

Eugent Bushpepa dhe Shqipëria tashmë janë kualifikuar për finale e madhe të Eurovision dhe duhet thënë se kanë kaluar 3 vite që nuk ishim prezentë në finale. 

Ai ka interpretuar në gjuhën shqipe këngën “Mall”, teksa ka arritur të bëjë një interpretim korrekt duke shpalosur në tërësi vlerat e tij vokale si artist.

I kontaktuar nga Telegrafi, këngëtari Bushpepa ka folur ekskluzivisht pak pas përfundimit të performancës, duke treguar se ishte mjaft i emocionuar, por ndjehet mirë që pati shansin ta përfundojë interpretimin e tij me sukses.

“Emocione kisha shumë, por zemra të bëhet zemra mal dhe ndjehesh si në shtëpi, kur sheh valvitjen e shumë flamujve shqiptarë në sallë, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjen”, tha Eugent Bushpepa.

Tani shpresojmë dhe fitoren pse jo!

 

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812