INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA: Tirana dje dhe sot... Si u transformua kryeqyteti shqiptar [FOTO]

NASA: Tirana dje dhe sot... Si u transformua kryeqyteti shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 13:25 05-09-2017

Transformimi i Tiranës në rreth 30 vite. Këtë e sjell NASA nëpërmjet fotografive satelitore, që i janë bërë të gjithë planetit përgjatë kësaj periudhe. Pamjet satelitore për Tiranën, që kanë nisu që prej vitit 1984 e deri në 2016, tregojnë se si nga një qytetet i vogël, Tirana u mbipopullua nga ndërtimet në vetëm dy dekada.

Në vitin 1984 vjen dhe imazhi i parë që tregon kryeqytetin shqiptar, një qytet i vogël krahasuar me atë që sot qytetarët shqiptarë shohin në Tiranë. Por vetëm pas shembjes së regjimit komunist nis dhe zgjerimi i kryeqendrës së vendit. Në vitin 1994, gjurma e Tiranës filloi të zgjerohej nga qendra drejt periferisë. Në fotografi shihet qartë zgjerimi, i cili vijoi pandërprerë përgjatë këtyre 27 vite. Dhe 10 vite më vonë, në vitin 2004, hartat tregojnë se qyteti ishte zgjeruar me shpejtësi, duke iu afruar liqenit dhe Parkut të Dajtit. Por ajo që NASA ka fotografuar në 2016 nga Tirana e dikurshme thuajse nuk ka mbetur asgjë, e ndërkohë ky zgjerim duket se nuk ka mbaruar, ai po vijon dhe do të vijojë.
Ndërkohë në fotografitë satelitore tregojnë se nga zona e liqenit Artificial ka mbetur vetëm liqeni dhe një hapësirë e vogël e gjelbëruar, ndërsa ai është rrethuar nga ndërtime të shumta. Parku i Dajtit gjithashtu është pushtuar në zonën e poshtme. Me zgjerimin e qytetit është rritur ndjeshëm edhe numri i popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në Tiranë numëroheshim rreth 862mijë banorë.

Tirana-04.png

 Tirana-941.png

Tirana-16.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0032808780670166