INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA publikon pamje të pabesueshme të planetit Mars[VIDEO]

NASA publikon pamje të pabesueshme të planetit Mars[VIDEO]

Publikuar më: 19:14 02-02-2018

NASA ka bërë publike një pamje panoramike të pabesueshme të marr nga sipërfaqja e Marsit. Video është krijuar duke përdorur imazhe të marra nga roboti rover Curiosity i NASA-s. Ajo zbulon peizazhin e një prej fqinjëve tanë më të ngushtë në galaktikë, e cila ka qenë shtëpia e mjetit eksplorues që kur u ul në Gale Crater në vitin 2012. Një nga kamerat në bord kapi 16 imazhe skenike të ndara që tregojnë pika të ndryshme në udhëtim, të cilat pastaj u bashkuan për të formuar imazhin gjithëpërfshirës. Disa efekteve vizuale i japin skenës një ngjyrë blu, në vend të së kuqes që normalisht shoqëron Marsin. Laboratori i NASA-s në Pasadena të Kalifornisë nxori  pamjet që tregojnë rrugën e roverit përgjatë buzës së jashtme të kraterit. Fotografitë u morën në 25 tetor 2017 nga Mast Camera, e Curiosity . Në një lartësi prej 327 metrash, imazhi shikon mbi kraterin, i cili është krijuar rreth 3.5 deri në 3.8 miliard vjet më parë dhe mbulon një sipërfaqe prej diametrash prej rreth 154 kilometrash. Shumica e horizontit të skenës është buza veriore e kraterit, rreth 1.2 kilometra (dy kilometra) mbi roverin. Për shkak të atmosferës jashtëzakonisht të hollë të planetit, një mal që është më shumë se 80 kilometra larg mund të shihet në sfondin e pamjes mahnitëse.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656