INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA nis misionin e saj në Mars. 'InSight' në përgjim të valëve sizmike [VIDEO]

NASA nis misionin e saj në Mars. 'InSight' në përgjim të valëve sizmike [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 05-05-2018

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka nisur misionin e saj të fundit në Mars. InSight do të jetë sonda e parë që dërgohet për të përqendruar hetimet e saj kryesisht në brendësi të Planetit të Kuq. Lajmi u bë i ditur nga NASA, paka pas nisjes së sondës. “Misioni i ardhshëm i njerëzimit në Mars ka nisur! InSight është nisur në hapësirë për një udhëtim 6 mujor në Mars, ku do të marrë shenjat vitale të planetit dhe do të na ndihmojë të kuptojmë se si u formuan formacionet shkëmbore”-shkruan NASA.  Një seizmometër do të vendoset në sipërfaqe për të ndjerë dhe matur tërmetet në Mars. Këto dridhje duhet të zbulojnë se si shkëmbinjtë nëntokësorë janë shtresuar dhe të dhënat mund të krahasohen me ato të Tokës, për të hedhur dritë të mëtejshme mbi formimin e planetit 4.6 miliard vjet më parë. "Ndërsa valët sizmike udhëtojnë përmes Marsit ata marrin informacion gjatë rrugës, ndërsa udhëtojnë nëpër shkëmbinj të ndryshëm", shpjegoi Dr Bruce Banerdt, hetuesi kryesor i InSight. Mjegullta e trashë nuk ndikoi në lëshimin në raketë Atlas nga baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni në mëngjesin e të shtunës.

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373