INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Napoli me trajner të ri, arrihet marrëveshja

Napoli me trajner të ri, arrihet marrëveshja

Publikuar më: 11:06 23-05-2018

Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende por ajo që dihet është se Napoli do të bëhet me trajner të ri. Një ndër trajnerët më ne zë dhe më të lakmuar vitet e fundit do të zërë vendin e Maurizio Sarrit, trajnerit që e drejtoi për kaq vite me radhë. Italiani Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Napolit.

Tekniku Italian ka takuar mbrëmjen e djeshme presidentin Aurelio De Laurentis dhe sot drejtorin sportiv Xhuntoli. Pas arritjes së akordit financiar, ish – trajneri ka marrë konfirmimin se ekipi do të qëndrojë i pa-shpërndarë për sezonin e ardhshëm dhe se emra cilësorë do të afrohen këtë merkato.

Pasi refuzoi disa disa klube me emër, duke përfshirë Milanin por edhe kombëtaren italiane, maestro ka marrë vendimin dhe ka parë të arsyeshme që të ardhmen e tij ta kalojë në skuadrën e Napolit.

Afrimi i Ançelotit sjell siguri në skuadër dhe mundësi afrimi të lojtarëve më në zë. Fitimi i titullit do të mbetet kushti kryesor.

Article Logic
Execution time: 0.0024240016937256