INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na vjen keq t’ju themi, por WhatsApp nuk do të punojë më në këta celularë! Zbuloni për kë bëhet fjalë!

Na vjen keq t’ju themi, por WhatsApp nuk do të punojë më në këta celularë! Zbuloni për kë bëhet fjalë!

Publikuar më: 18:47 19-06-2018

WhatsApp është padiskutim një nga platformat më të përdorura dhe më praktike për të folur. Ky aplikacion numëron shumë përdorues të cilët kontaktojnë me miqtë e tyre, nëpërmjet mesazheve, fotove, videove e shumë opsioneve të tjera, mirëpo është njoftuar se aplikacioni nuk do të funksionojë më në disa lloje të telefonave celularëve iPhone dhe Android.

Shërbimi i njohur i mesazheve qe aktualisht zotëron 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën, do të heqë miliona nga platforma e vet në dy vitet e ardhshme.

The Sun shkruan se WhatsApp ka zbuluar me anë të një postimi se kompania do të zhdukë këto lloj sistemesh deri në 1 shkurt 2020.

-iOS 7 dhe më të vjetër

-Android Gingerbread 2.3.7 dhe më të vjetër

Article Logic
Execution time: 0.0031061172485352